Ki$land: roman me fëmini by Ardian-Christian Kyçyku

Ki$land: roman me fëmini

byArdian-Christian Kyçyku

Kobo ebook | February 7, 2015

Pricing and Purchase Info

$13.45

Prices and offers may vary in store

Available for download

Not available in stores

about

”Dashuria më erdhi me ndërkryerjen e plevitit. Ky pleviti mos vjen vallë nga plehu i vitit?! U çmeritën xherahët e lagjes, zyshat, prindërit. Ku ta dinin ata se unë rrija nga gjysmë ore varur majë paraleles, në fushën e errët (pagëzuar më vonë si Fusha e Çifteve) mbi strehimin e ardhshëm kundërajror, vetëm unë dhe kalimtarët e rastit, unë dhe çiftet e ndaluara, unë dhe pijanecët e policët e kalecët, unë dhe hëna, unë dhe shiu balsamosës i Tiranës, unë dhe erërat me pluhur e tymra ferrash të përcëlluara, unë dhe gjeldetët, pulat e detit, qentë rrugaçë, unë dhe qielli, vetëm që të zgjatesha sadopak?! Kam ndenjur varur atje për muaj me radhë. Si ndonjë martir kam ndenjur, pa u qarë, pa bëzajtur, dhe lutesha që të zgjatem ca centimetra. Më hulumtoi njerëzia dhe arriti në përfundimin se duhet të më gatitë qefinin dhe ca dërrasa për matanë. Që të siguroheshin, më shpunë të më bënin një radiografi, përndryshe mund t’u mbetej peng. Doktori mbeti si guak dhe iu lëbyrën syçkat. Sepse kisha një pamje dhe ca ngjyra të ndërmjetme që të bindnin edhe se më kanë nxjerrë nga varri para kohe, edhe se mund të më varrosin ashtu, për së gjalli, pa bërë ndonjë krim. Kupton?”

Kujën e trompetës e vura në fjalë më vonë dhe tingëllon si më poshtë vijon: “Ke pasur ndonjëherë mace, moj shpirt? Por edhe po të kesh pasur, mund të mos dish si vepron Nëna Mace kur është lehonë dhe gjatë mëkimit të këlyshëve me qumësht. Merre me mend: po ia preku njeriu pjellën, nuk i jep më qumësht. E pjella është e lirë të vdesë urie, ose të mbijetojë. Si Nëna Mace vepron ndaj nesh kjo jetë, qysh kur jemi fëmijë. Po na preku njeriu... Unë jam krejt e kundërta e Nënëmaces. Unë fanitem dhe të prek menjëherë pasi nëna të ka lënë të ngordhësh udhëve. Kupton? E jo vetëm të prek. Unë të marr në shpirt, të marr në fat dhe jetoj më tej sikur të jesh pjesa ime, foshnja ime e panënë, foshnja që duhet jo vetëm ta rrit në barkun tim derisa të lindet, por edhe ta mbaj në bark derisa të vdes vetë...”

Title:Ki$land: roman me fëminiFormat:Kobo ebookPublished:February 7, 2015Publisher:Ardian-Christian Kyçyku

The following ISBNs are associated with this title:

ISBN - 10:6068093719

ISBN - 13:9786068093710

Reviews