Perla by Ardian-Christian Kyçyku

Perla

byArdian-Christian Kyçyku

Kobo ebook | February 11, 2015

Pricing and Purchase Info

$9.78

Prices and offers may vary in store

Available for download

Not available in stores

about

DËSHMI

Ne që s’patëm kohë të vetëvritemi, hapëm derën si të ver¬bër dhe hymë në shtëpi dhe deshëm të ndiznim dritat, por u puthëm dhe harruam t’i ndiznim. Ne u puthëm dhe deshëm ta kyçnim derën, por u puthëm dhe harruam ta kyçnim. Ne u puthëm dhe hymë në një si dhomë dhe deshëm të mbështeteshim diku, s’kish rëndësi ku, por u puthëm dhe nuk u mbështetëm askund. Ne patëm shtruar tryezën, dhe shishet me verë dhe torta dhe qirinjtë dhe cigaret na prisnim, por u puthëm dhe i harruam ato. Ne u puthëm dhe nuk di si e gjetëm shtratin dhe ndodheshim në një dhomëzë mëse të zhveshur, mëse të varfër, dhe ishim buzët e njëri-tjetrit dhe u zhveshëm.
Këmbët tona ikën nga toka dhe veshjet dhe fustani dhe këmishët dhe këpucët dhe vathët dhe orët u hodhën e u shpërndanë rreth nesh, rreth puthjeve tona dhe ikëm edhe ne bashkë me to, ikëm nga pështjella e mortme. Ne u zhveshëm dhe u puthëm dhe u shtrimë a u ngritëm diku, dhe nata ish e gjatë, e gjatë, dhe nata ish e qetë, e qetë, dhe ne s’kishim kohë të vetëvriteshim.
Dhe të nesërmen i gjetëm të gjitha: edhe dhomën, edhe tryezën, edhe veshjet, edhe shishet e verës, edhe tortën, edhe cigaret, edhe muret, edhe kohën.
Vetëm qirinjtë ishin shkrirë.

Title:PerlaFormat:Kobo ebookPublished:February 11, 2015Publisher:Ardian-Christian Kyçyku

The following ISBNs are associated with this title:

ISBN - 10:6068093735

ISBN - 13:9786068093734

Look for similar items by category:

Reviews