Tregime të padukshme by Ardian-Christian Kyçyku

Tregime të padukshme

byArdian-Christian Kyçyku

Kobo ebook | February 7, 2015

Pricing and Purchase Info

$9.78

Prices and offers may vary in store

Available for download

Not available in stores

about

”E para u zhduk puthja. Lere, thanë ca nga ne, se as zogjtë, as peshqit, apo kushedi sa kafshë të tjera me e pa buzë nuk puthin dot. Do puthim me duar, me sy, me ç’të mundim. Ose nuk do puthim më, s’ka vdekur njeri nga mungesa e të puthurës.
Ishim të gjithë gjallë, në kantierin për të cilin, nëse dilje, betoheshe se nuk është burg, dhe ku, për sa kohë ishe brenda, betoheshe se krejt rruzulli është burg. Dhe një burg i vogël brenda një burgu pakrahasimisht më të madh vetëm burg s’kish si të qe.
Koha rridhte shpejt. Një gazmend i errët dhe një smirë që sillej si ndriçim dijeje na kaplonte saherë ndonjërit prej nesh i binte gjuha. Kjo u bë më vonë metaforë, por asokohe, për fatlumin gjithaq fatzi, dhe sidomos për ata që ende kishin gjuhë, ishte thjesht një këputje e gjuhës, nga rrënja, si koçan misri, si kastravec, si gjuhë gjedhi, rënie përtokë, në prehër, në jastëk, në tryezë, gjatë ngrënies, grindjeve, thashethemeve, gajasjeve, kollitjeve, teshtimave, por edhe gjatë heshtjes”.

Title:Tregime të padukshmeFormat:Kobo ebookPublished:February 7, 2015Publisher:Ardian-Christian Kyçyku

The following ISBNs are associated with this title:

ISBN - 10:6068093638

ISBN - 13:9786068093635

Look for similar items by category:

Reviews